Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Kërkon pikë për garën titull, por edhe të ruhet para Bayern Munich! Real Madrid në hall prag Girona-s

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkon pikë për garën titull, por edhe të ruhet para
Real Madrid

Real Madrid dhe Girona do të përballen mbrëmjen e sotme në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të LaLiga. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu”, do të nisë në orën 21:00.

Një situatë tepër delikate për madrilenët, pasi fitorja në ndeshjen e sotme është e domosdoshme, duke marrë parasysh që janë 7 pikë pas Barcelonës. Ndërsa një triumf, do t’i rikthente përsëri në garën e titullit.

Megjithatë, s’do të jetë aspak e lehtë pasi “Los Blancos” duhet të ruhen edhe për ndeshje jetike në Champions League, atë të kthimit në “Allianz Arena” përballë Bayern Munich.

Pas humbjes me shifrat 1-2 në Madrid, të mërkurën madrilenët do të kërkojnë përmbysjen e madhe, duke ua bërë këtë javë futbollistike një “ferr” të vërtetë.  

Poll

Lexo gjithashtu