Jose Mourinho është kthyer një objektiv serioz të Florentino Perez. Me Alvaro Arbeloa në dalje, Real Madrid po mendon rikthimin në stol të “Special One”, i cili është i hapur.
Duket se dritën jeshile për këtë e ka dhënë edhe sulmuesi francez, Kylian Mbappe. Ky i fundit ka pëlqyer në Instagram një postim që ka të bëjë pikërisht me kalimin e Mourinhos nga Benfica te madrilenët.
Vlen të përmendet se Mbappe është kthyer në një protagonist te “Los Blancos”, si brenda dhe jashtë fushës. Duket se francezi 26-vjeçar do të ketë të drejtën e fjalës edhe për trajnerin e ri.
Deri më tani Jose Mourinho nuk është emri i vetëm që përflitet për të marrë drejtimin e Real Madrid. Jurgen Klopp, Didier Deschamps dhe Lionel Scaloni janë gjithashtu opsione.
