Real Madrid
Real Madrid merr lajme të këqija para ndeshjes me Getafen. Përveç Kylian Mbappe, Alvaro Arbeloa nuk do të mund të llogaritë shërbimet e dy futbollistëve të tjerë.
Militao vazhdon të mundojë dhe së fundmi u shtohet edhe Dean Huijsen dhe Raul Asencio nuk do të mund të japin kontributin e tyre ditën e hënë. Padiskutim që këto mungesa do ta bëjnë të ‘vuajnë’ trajnerin, i cili do të duhet të gjejë alternativa.
Mungesat e Militaos, Asensios dhe Huijsen do të thotë se trajneri i Realit do të ketë vetëm dy opsione natyrale si qendërmbrojtës kundër Getafes, Antonio Rüdiger dhe David Alaba.
Poll
