“Rrëmuja” që ka “pushtuar” Real Madridin është pak të konsiderohet si e vogël, pasi skuadra nuk po kalon një periudhë të lehtë. Me “zërat” se mosmarrëveshjet mes futbollistëve dhe ish-trajnerit Xabi Alonsos kishin kohë që ndodhnin, me "disfatën" përballë Barcelonës në Superkupë e deri tek humbja me Albaceten e cila ndodhi mbrëmë.
Ndërsa dueli i luajtur dje ishte mjaft i rëndësishëm pasi skuadra luante për kualifikim, në “Kupën e Mbretit”. E kur të gjithë prisnin një kthesë ndryshe të gjendjes së skuadrës, debutimi i parë i ekipit në “duart” e Alvaro Arbeloas përsëri nuk dha një rezultat pozitiv.
Megjithatë kur e gjithë vëmendja është tek kampi i të “bardhëve” tani, trajneri spanjoll ka zgjedhur të ruajë "qetësinë". Kjo është bërë e ditur edhe nga postimi i gazetarit sportiv, Fabrizio Romano i cili ka cituar deklaratën e fundit nga Arbeloa.
Trajneri i Real Madrid, Arbeloa është shprehur se kanë ende edhe 2 tituj të rëndësishëm për të konkurruar, Champions League dhe atë të La Ligas.
