
Real Madrid ka publikuar çmimet e biletave për “El Clasico”-n e parë të sezonit ndaj Barcelonës, që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”. Tifozët tashmë e dinë se sa do të duhet të paguajnë për të ndjekur nga afër një nga ndeshjet më të mëdha të futbollit botëror.
Procesi i shitjes do të nisë më 17 tetor për mbajtësit e abonimeve sezonale, të cilët do të përfitojnë një zbritje prej 20%. Tifozët “premium” do të kenë akses më 20 tetor, ndërsa publiku i gjerë më 21 tetor, megjithëse mundësia për bileta pritet të jetë e kufizuar.
Çmimet variojnë nga 135 euro për biletën më të lirë deri në 465 euro për vendet më të mira, një rekord i ri për klubin madrilen. Zonat VIP do të kushtojnë nga 990 euro, shifra shumë më të larta krahasuar me ndeshjen ndaj Juventusit, ku biletat nisnin nga 75 euro.