
Xabi Alonso
Real Madridi ka siguruar repartin e mbrojtjes për shumë vite të tjera. Ende pa u emëruar në stolin e “Los Blancos”, Xabi Alonso ka arritur të transferojë një mbrojtës në Spanjë.
Bëhet fjalë për Dean Huijsen që do të jetë mbrojtësi më i ri i Real Madridit. Lajmin e ka konfirmuar vetë gazetari i merkatos, Fabrizio Romano. 15 herë kampionët e Europës do të paguajnë klauzolën e “frikshme” për Huijsen, 66 milionë dollarë.
Mbrojtësi 20-vjeçar u largua nga Juventusi në verën e vitit të kaluar drejt Premier League për shifrën e 15 milionë eurove. Ndërsa këta të fundit do ta shesin dhe do të fitojnë prej më shumë se 40 milionë euro.
Poll