Xabi Alonso & Florentino Perez
Ditën e djeshme, klubi i Real Madrid njoftoi shkarkimin nga detyra të trajnerit Xabi Alonso. Ky i fundit u largua nga posti që mbante, ndërsa vendin e tij e zuri ish-lojtari madrilen, Alvaro Arbeloa.
Ndërkohë që ditën e sotme, “La SER” ka publikuar fjalët që trajneri Alonso u ka thënë drejtuesve të Real Madrid në mbledhje. Sipas medias në fjalë, tekniku spanjoll është kundër “fuqisë” që klubi u jep lojtarëve.
“Ju s’mund t’i jepni lojtarëve kaq fuqi. Është e pamundur që një trajner të qeverisë në një dhomë zhveshjeje nëse klubi qëndron gjithmonë në anën e lojtarëve”, mësohet të ketë thënë Alonso.
Këto fjalë kanë “nxitur” më shumë presidentin Florentino Perez që ta largojë nga skuadra.
Poll
