
Kur bëhet fjalë për kombëtaren duket se Mikel Merino nuk di të ndalet. 29 vjeçari ka shënuar sërisht një dopietë në fitoren e thellë 4-0 që Spanja arriti ndaj Bjellorusisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Një formë fantastike për spanjollin i cili ka shënuar 6 gola në 4 ndeshjet e fundit dhe po kalon ndoshta momentin e tij më të mirë, pas një fillim sezoni jo shumë pozitiv në aspektin individual me Arsenalin, pasi në 7 ndeshje ka arritur të shënojë vetëm 1 gol.
Por gjërat ndryshojnë kur bëhet fjalë për Kombëtaren, pasi Merino ka qenë gjithmonë vendimtar edhe në ndeshjet më të vështira të “Furisë së Kuqe”. Kujtojmë se ai ishte një pikë kyçe në fitoren e Europianit nga Spanja. Nga krahu tjetër edhe Mikel Arteta është shprehur i kënaqur me Merinon dhe e sheh atë si një nga lojtarët kryesorë në objektivin për titullin kampion.