
Real Madrid-Barcelona
Mbrëmjen e djeshme, Barcelona arriti të fitojë titullin e 28-të kampion në historinë e tyre. Klubi katalanas mori një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Espanyolit në derbi dhe siguroi matematikisht titullin në Spanjë.
Një garë e “ethshme” ka qenë gjithë sezonit mes Barcelonës dhe Real Madridit për titullin kampion, por katalanasit ia dolën në fund. Veprimi i fundit i “Los Blancos” i ka lënë të gjithë të habitur.
Real Madridi ka uruar Barcelonën në faqen zyrtare për triumfin në kampionat. “Urime për Barcelonën për titullin kampion të 2024-2025”, shkruan klubi madrilen në faqen zyrtare.

Poll