Ylli legjendar i Barcelonës, Lionel Messi në të gjithë karrierën e tij të gjatë në futboll ka ditur vetëm të rreshtojë sukseset. Një ndër periudhat e tij më të arta, është edhe dhjetori i vitit 2012.Pasi në atë vit “pleshti” arriti një prej rekordeve më të jashtëzakonshme në historinë e futbollit, golin e tij të 91-të brenda një viti kalendarik me Barcelonën.
Megjithatë, kur u pyet nëse viti 2012 ishte më i miri i karrierës së tij, Messi u shpreh se nuk i pëlqejnë shumë statistikat dhe gjithccka varet nga interpretimi i tyre.
“Nuk e di, është e vështirë, varet si e sheh. Nuk më pëlqejnë statistikat, sot çdo gjë sillet rreth tyre”, ka përfunduar sulmuesi argjentinas.
Ndër të tjera Lionel Messi është treguar nostalgjik por edhe shumë mirënjohës për të gjitha ccmimete fituara. Ndërsa sa i takon totalit të golave shënuar dikur, ai u shpreh se nuk i kanë interesuar shumë.
“Ka pasur vite kur kemi fituar gjithçka, të arrish në finalen e Kupës së Amerikës me kombëtaren, të fitosh Ligën e Kampionëve me Barcelonën, në 2012 shënova rreth 91 gola. Nuk luaj për këtë, kurrë nuk më ka interesuar”, u shpreh kapiteni i Argjentinës.
Edhe sot, rekordi i 91 golave të vitit 2012 mbetet një nga arritjet më të pabesueshme në futbollin modern, por për Messin, ai është vetëm një pjesë e një karriere të jashtëzakonshme.
Ndërsa aktualisht është i fokusuar të qëndrojë në formë te Inter Miami për t’u përgatitur për Kupën e Botës 2026.
