Të dyja ekipet e Superiores, si Vllaznia ashtu edhe Dinamo vijnë të avantazhuara në aktin e parë të kualifikueseve të Conference League përballë Malishevës dhe respektivisht Astanës.
Nisur nga një vëzhgim në platformën mediatike sportive “Flashscore”, kuptohet një avantazh i lehtë që kanë shkodranët dhe kryeqytetasit, kjo për shkak të zhvillimit të ndeshjes në shtëpi, pra në “Loro Boroçi” për skuadrën e trajnerit Edi Martini dhe atë në “Elbasan Arena” për skuadrën e Ilir Dajës.
Sa i përket ndeshjes Vllaznia – Malisheva, fitorja e kuqebluve kuotohet 2.25, ajo e skuadrës nga Kosova 2.90, ndërsa barazimi 3.25.
Në anën tjetër, te Dinamo – Astana, ekipi kryeqytetas mban kuotën e fitores në 2.25, ekipi nga Kazakistani 2.70, ndërsa barazimi 3.40.
Kuptohet logjikshëm që diferencat janë fare pak minimale, ndërsa fusha do ta vërtetojë saktësisht se kujt do t’i buzëqeshë rezultati përfundimtar.
