Vllaznia – Malisheva dhe Dinamo – Astana do të jenë dy përballjet e mbrëmjes së sotme, ku ekipet e Superiores do zbresin në fushë për t’i bërë një nisje të mbarë kësaj aventureje evropiane.
Si fillim, do të jenë shkodranët që do të përballen me ekipin tjetër shqiptar që militon në Superligën e Kosovës, prej orës 20:00. Ky takim kujtojmë, do të gjykohet nga arbitrat gjeorgjian, me kryesor Giorgi Varamishvili, së bashku me asistentët e tij, Levan Varamshvili dhe Giorgi Gogokhia.
Në anën tjetër, UEFA ka caktuar arbitra sllovakë sa i takon duelit tjetër të orës 21:00 mes Dinamos dhe Astanës. Kryesor do të jetë Lukas Dzivjak dhe ai do të ndihmohet nga dy asistentët e tij, Milan Strbo dhe Akos Juhos.
Në këtë fazë të kualifikueseve të Conference League, një mungesë do të jetë ajo e sistemit VAR.
