Dinamo dhe Astana do të përballen të enjten e 8 korrikut, në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues në Conference League. Sfida që do të luhet në “Elbasan Arena” nis në orën 21:00. Në prag të këtij dueli ka folur kapiteni dinamovit, Bruno Dita.
“Normalisht që jemi optimistë, jem stërvitur shumë mirë në fazën përgatitore. Shkojmë me besim se do të kalojmë Astanën, do kalojmë në turin tjetër. Shpresojmë të bëjmë atë ecuri që bëmë edhe vjet, të shkojmë të paktën në play-off, pse jo edhe më shumë duke kapur grupet e Ligës së Konferencës.
Lojtarët që janë larguar të them të drejtën kanë pasur shumë cilësi, shpresoj që të mos ketë ndikim te ne. Kam besim që lojtarët që kanë ardhur do të bëjnë edhe ata shumë mirë, se forca e Dinamos nuk është individi, por grupi. Sa e rëndësishme është ndeshja e parë? Është shumë e rëndësishme”, tha Dita.
