Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Faktori fushë “motivon” Vllazninë dhe Dinamon, starton sot aventura e dy ekipeve të Superiores në Conference League

Shkruar nga NEWSPORT
Faktori fushë “motivon” Vllazninë dhe Dinamon, starton sot
Vllaznia, Dinamo dhe Conference League

Ditën e sotme, Vllaznia dhe Dinamo do të zbresin në fushën e lojës për aktin e parë të kualifikueseve të Conference League.

Fillimisht do të jenë shkodranët që do të luajnë përballë Malishevës, sfidë kjo e përcaktuar për t’u zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” prej orës 20:00. Marrë në konsideratë faktorin fushë, tek kuqeblutë mbizotëron optimizmi për një rezultat pozitiv.

Sakaq, kryeqytetasit do të masin forcat përballë Astanës. Edhe pse ekipi nga Kazakistani nuk është paraqitur në formën më të mirë në javët e fundit, skuadra kryeqytetase është mjaft e vetëdijshme se në fushë nuk vlejnë nënvlerësimet. Ndaj prej orës 21:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, djemtë e Ilir Dajës do mundohen maksimalisht për ta nisur me hapin e duhur, për të shpresuar dhe kalimin më tej.

Rikujtojmë se sfidat e kthimit, ajo për Vllazninë do të luhet më 15 korrik në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, ndërsa për Dinamon një ditë më vonë, pra 16 korrik në stadiumin “Astana Arena”.

Poll

Lexo gjithashtu