Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

“Me ndryshimet në ekip, s’pretendojmë të jemi brilantë”, Ilir Daja prag dueli me Astanën: Pozitive për ne është që...

Shkruar nga NEWSPORT
“Me ndryshimet në ekip, s’pretendojmë të jemi
Ilir Daja

Dinamo dhe Astana do të përballen të enjten e 8 korrikut, në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues në Conference League. Sfida që do të luhet në “Elbasan Arena” nis në orën 21:00. Në prag të këtij dueli ka folur i kryeqytetasve, Ilir Daja.

“Çdo trajner në konferencat për shtyp përpara ndeshjes thotë që do marrim maksimumin. Ne e dimë që përballë kemi një ekip me goxha eksperiencë jo vetëm në Kazakistan, por edhe në Europë. Dihet që në historinë e saj Astana ka prezantime edhe në grupet e Champions League. Ka 4 prezantime në Europa League dhe 2 në Conference League.

Kanë eksperienca goxha të madhe, e dyta janë në javën e 17-të të kampionatit që do të thotë janë në ritmin maksimal të tyre, e treta, por jo nga rëndësia, është që trajneri e njeh shumë mirë ekipin sepse ka disa vite që punon me Astanën dhe kanë një manovër të konsoliduar me lojtarë me goxha eksperiencë dhe nivel goxha të mirë. Ne do të përballemi jo duke marrë parasysh këto elementë që preka. Do të futemi në fushë duke respektuar kundërshtarin, por më shumë do të respektojmë veten tonë.

Me ndryshimet që kemi pasur, me afrimet që janë bërë në momente të ndryshme në kohë të ndryshme, ne nuk pretendojmë se do të jemi brilantë në atë që quhet manovër. Do të mundohemi që të gjejmë strategjinë e duhur, të marrim maksimumin nga ndeshja e nesërme. I kam kërkuar lojtarëve me eksperiencë dhe atyre që kanë qenë vitin e kaluar me Dinamon, një nga ta është dhe kapiteni Bruno Dita, që të japin nga vetja më shumë, që të bëjmë më të mirën e mundshme.

Si trajner kam qejf t’i shikoj gjërat me optimizëm, ta shikoj gotën gjysëm plot, jo të kundërtën. Pozitive për ne është që jemi në vitin e dytë mbas një periudhë të gjatë të Dinamos, që marrim pjesë në Europë. Vijmë nga një eksperiencë e vjetshme, që bëmë rrugëtim deri në “Play Off”, të Konferencë Ligës. Natyrshëm që nuk do të merremi me lojtarët që nuk janë më pjesë e Dinamos. Do të kërkojmë që me grupin që kemi në dispozicion të bëjmë maksimumin.

Duke qënë me sistem eliminimi do të vendoset mbas 180 minutash. Duhet të sulmojmë fort, por duhet të kemi edhe ekuilibër. Unë e njoh mirë edhe trajnerin që ka konsoliduar një manovër goxha të mirë. Duhet të jemi në ekulibër me përqendrim maksimal, për të mos i dhënë mundësinë kundërshtarit”, u shpreh trajneri Daja. 

Poll

Lexo gjithashtu