Kanë përfunduar 8 ndeshjet e para të vlefshme për “play-off” e 1/16-ave të UEFA Conference League. Surpriza kishte, teksa në këto duele u shënua një total prej 17 golash.
Drita u mposht mes drithërimash në “Fadil Vokrri”, përballë sllovenëve të Celje. Kjo sfidë përfundoi 2-3. Për Celje shënuan fillimisht Kucys dhe Avdyili, ndërsa kampionët e Kosovës barazuan shifrat me Krasniqin dhe Liridon Balajn. Por në minutën e fundit, Celje shënoi përsëri me Poplatnik, duke fituar këtë sfidë.
Në krahun tjetër, Shkëndija e Tetovës është mposhtur 0-1 nga Samsunspor. Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Marius në minutën e 77-të të kësaj ndeshje.
Në duelet e tjera, të rëndësishme, Noah fitoi 1-0 me AZ Alkmaar, ndërsa Jagiellonia u mposht 0-3 nga Fiorentina. Sfidat e tjera përfunduan: KuPS 0-2 Lech Poznan, Sigma Olomouc 1-1 Lausanne, Zrinjski 1-1 Crystal Palace dhe Omonia 0-1 Rijeka.
GOLAT:
Goli i Kucys (Drita 0-1 Celje)
Goli i Avdylit (Drita 0-2 Celje)
Goli i Krasniqit (Drita 1-2 Celje)
Goli i Balajt (Drita 2-2 Celje)
Goli i Marius (Shkëndija 0-1 Samsunspor)
