Uefa Conference League ka mbyllur ndeshjet e para çerekfinale në të cilat ekipet pritëse morën fitore bindëse në shtëpi, duke pritur të qetë hapin e dytë në kthim.
Crystal Palace mposhti 3-0 Fiorentinën, duke i dhënë një tjetër goditje të fortë italianëve, të cilët janë zyrtarisht në krizë rezultatesh. Në anën tjetër, edhe gjermanët e Mainz kaluan pa shumë vështirësi francezët e Strasbourg në shifrat 2-0, ndërsa ukrainasit e Shakhtar fituan pastër, po 3-0 ndaj AZ Alkmarr.
Më herët, në orën 18:45 u luajt dhe sfida mes shqiptarëve, ndërmjet Rayo Vallecanos dhe AEK-ut të Athinës, përfunduar me rezultatin 3-0 në favor të skuadrës së Ivan Balliut.
Ndeshjet që do të përcaktojnë verdiktet përfundimtare do të luhen të enjten e javës së ardhshme, edhe pse praktikisht, skuadrat pritëse kanë prerë "matematikisht" biletën për gjysmëfinalen.
