
Ditën e sotme në arenën ndërkombëtare kanë “zbarkuar” dy ekipet shqiptare, Drita e Gjilanit dhe Shkëndija e Tetovës. Këto dy duele ishin të vlefshme për raundin e dytë të UEFA Conference League.
Skuadra nga Kosova ia doli që të barazonte përballë qipriotëve të Omonia. Golin për ekipin shqiptar e shënoi Arb Manaj, por nuk mjaftoi, pasi miqtë barazuan. Ndeshja në “Fadil Vokrri”, përfundoi 1-1.
Goli i Arb Manaj
Në krahun tjetër, Shkëndija ia doli që të merrte 3 pikët e para në Conference League, duke fituar në Shkup përballë Shelbourne. Kjo ndeshje u mbyll 1-0, falë një autogoli në fundin e sfidës.
Goli i Shkëndijës
Pas dy ndeshjeve të para sezonale në këtë kompeticion, Drita mban vendin e 22-të në renditje me 2 pikë. Në krahun tjetër, tetovarët me 3 pikë, renditen në vendin e 20-të.
Më poshtë do të njiheni me rezultatet e të gjitha ndeshjeve të orës 18:45, të Conference League:
AEK Athinë 6-0 Aberdeen
AZ Alkmaar 1-0 Slovan Bratislava
Breidablik 0-0 KuPS
Hacken 2-2 Rayo Vallecano
Shakhtar Donetsk 1-2 Legia Varshavë
Rapid Vienë 0-3 Fiorentina
Strasbourg 1-1 Jagiellonia