
Dinamo
Dinamo do të luajë më 31 korrik ndeshjen e kthimit përballë Atletic Escaldes. Sfida e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Conference League, nuk do të luhet në Tiranë.
Si për ironi, ekipi kryeqytetas vazhdon që të mos jetë i kryeqytetit, kjo për shkak të stadiumit. UEFA ka zyrtarizuar se ndeshjes Dinamo City – Atletic Escaldes do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.
Kujtojmë se sfida e parë mes këtyre dy ekipeve përfundoi me fitoren e “djemve” të Ilir Dajës. Dinamo triumfoi me përmbysje 1-2, falë golave të dyshes Zabërgja – Qardaku.

Galeria fotografike ()
Poll