
Mbrëmjen e sotme do të luhet një finale europiane. Në “OPAP Arena” të Athinës do të luhet finalja e Conference League, sfidë që do të startojë në orën 21:00.
Olympiacos dhe Fiorentina do të vihen përballë njëra –tjetrës për të kërkuar këtë trofe presigjioz. Skuadra greke ka një favor se luan në vendin e vet dhe kjo mund të bëjë që të ketë një mbështetje të madhe të tifozëve.
Ndërkohë nga ana tjetër italianët janë më të morivuar se kurrë për të fituar një trofe europian. Një vit më parë dështuan ta bënin të tyrin këtë trofe, pasi u mposhtën nga Ëest Ham. Skuadra “vjollcë” dëshiron fitoen në finalen e dyte rresht të tyre në këtë kompeticion. Një duel spektakolar dhe mjaft i luftuar pritet të jetë mes dy ekipeve, teksa në orën 21:00 të gjithë tifozët janë “sy e veshë” nga Athina.