
Edhe Conference League ashtu si Europa league do të luajë mbrëmjen e sotme disa ndeshje. Duele këto të vlefshme për raudin e parë të fazës së grupeve në Conference League.
18 ndeshje do të luhen në dy orare të ndryshme. 9 prej përballjeve do të startojë në orën 18:45, ndërsa 9 takimet e tjera në orën 21:00.
Por në mbrëmje vëmendja e të gjithë tifozvëe shqiptar do të jetë te 2 ekipet shqiptare. Drita dhe Shkëndija do të zbresin në fushë për të kërkuar fitoren dhe për ta nisur me këmbën e mbarë aventurën e tyre në fazën e grupeve.
Kampionët e Kosovës do të përballen në orën 18:45 me KuPS, ku do të luajnë në transfertë, ndërkohë paralelisht do të luajë edhe kampionët e Maqedonisë, ku po në transfertë do të sfidojën Rayo Vallecanon e Ivan Balliut.
