Bayern Munich tregoi karakter dhe këmbëngulje ndaj PSG-së në “Parc des Princes”, pavarësisht se humbën 4 – 5, ndeshja e parë gjysmëfinale e Champions League.
Momenti më i diskutueshëm, që krijoi polemika, kishte të bënte me fundin e pjesës së parë, ku mbrojtësi i bavarezëve Alphonso Davies, preku topin me dorë në hyrje të zonës.
Edhe pse ishte e paqëllimshme për të ndalur topin, arbitri Scharer pas rishikimit në VAR, sinjalizoi për penallti. Është bërë virale në rrjet, momenti kur disa lojtarë të Bayern e shikojnë me kujdes momentin pranë monitorit të VAR, ndërsa u shtangën, kur kryesori vendosi për 11-metërshi.
Ky rast, i dërgoi në dhomat e zhveshjes me epërsi PSG-në, duke ndikuar në “panoramën” finale. Ndeshja e kthimit mes skuadrave në fjalë do të zhvillohet pas një jave, kësaj radhe në “Allianz Arena”, aty ku do vuloset edhe “bileta” për finalistin nga ky çift.
