Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Spektakël mes 5 golave, Drita mposht ekipin nga Luksemburgu dhe kalon më tej në Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
Spektakël mes 5 golave, Drita mposht ekipin nga Luksemburgu dhe kalon
Differdange - Drita

Drita ka triumfuar në transfertë përballë ekipit nga Luksemburgu, Differdange. Sfida përfundoi 2-3 për kampionët e Kosovës, të cilët kishin fituar 1-0 në ndeshjen e parë në Prishtinë.

Dy golat e parë për Dritën sot, u shënuan nga Arb Manaj. Sulmuesi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 4-t dhe 17-të. Ndërkohë që në mënyrë surprizuese, vendasit barazuan, duke shënuar si fillim në të 28-tën dhe më pas në të 89-tën me penallti.

Megjithatë, Tusha vulosi rezultatin përfundimtar, duke shënuar golin e 3-të për Dritën. Kështu, kampionët e Kosovës kalojnë në fazën e dytë të UEFA Champions League, duke shkruar historinë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga