Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich do të përballen mbrëmjen e sotme në kuadër të gjysmëfinales së parë të UEFA Champions League. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Parc des Princes”, do të nisë në orën 21:00.
Në prag të këtij dueli ka folur para mediave edhe trajneri bavarez, Vincent Kompany. Siç dihet ky i fundit nuk do të jetë në stol mbrëmjen e sotme, pasi është i pezulluar pas 3 kartonëve të verdhë të marrë në UEFA Champions League.
Megjithatë, tekniku belg është shprehur besimplotë tek stafi i tij, Aaron Danks dhe Floribert N’Galula.
“Do të ulem diku në stadium. Ndoshta jo shumë larg. Procedurat janë të qarta. E di kur më lejohet të bëj diçka dhe si mund ta mbështes ekipin. Gjëja më e rëndësishme është që ta zgjidhim këtë si ekip dhe mund ta bëjmë këtë.
Danks tashmë ka përvojë. Ai kaloi ca kohë në stol në Angli. Ai gjithashtu zakonisht luan një rol më të zëshëm, si në stërvitje ashtu edhe në ndeshje. Kam 100% besim te stafi dhe te të gjithë të tjerët”, ka thënë Kompany.
