Këtë mbrëmje janë zhvilluar 4 ndeshje të tjera në orën 21:00, ku kanë zbritur në fushë edhe kampionët në fuqi të kompeticionit, PSG. Të besuarit e Luis Enrique e patën të thjeshtë përabllë Atalantës së Berat Gjimshitit, e përfunduar 4 – 0.
Golat te parisienët erdhën nga Marquinhos, Kvaratskhelia, Mendes dhe Goncalo Ramos. Për Gjimshitin rezultoi një paraqitje për t’u harruar. Në duelet e tjera, emocionet më të mëdha ishin në “Anfield Road”. Liverpooli triumfoi me finalizimin në minutën e 90+2 me Van Dajk.
Në fundin e ndeshjes, trajneri i Atletico-s, Simeone u ndëshkua me karton të kuq. Sfidë plotë emocione ishte edhe ajo mes Bayern Munich dhe Chelsea, e mbyllur 3 – 1 në favor të bavarezëve. Protagonist rezultoi Harry Kane, autori i dy golave. Interi i Cristian Chivu nuk hasi vështirësi në Amsterdam, ku vendosi dopieta e Marcus Thuram karshi Ajax.
Bayern Munich - Chelsea 3-1 (Chalobah 20' autogol, Kane 26', 63'/Palmer 29')
Chalobah 20' autogol
Kane 26'
Palmer 29'
Kane 63'
Liverpool - Atletico Madrid 3-2 (Robertson 4', Salah 6', Van Dajk 90+2'/Llorente 45+3', 81')
Robertson 4'
Salah 6'
Llorente 45+3'
Llorente 81'
Van Dajk 90+2'
PSG - Atalanta 4-0 (Marquinhos 3', Kvaratskhelia 39', Mendes 51', G.Ramos 90+1')
Marquinhos 3'
Kvaratskhelia 39'
G.Ramos 90+1'
Ajax - Inter 0-2 (M.Thuram 42', 47')
M.Thuram 42'
M.Thuram 47'
