PSG - Bayern Munich
Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich do të përballen mbrëmjen e sotme në kuadër të gjysmëfinales së parë të UEFA Champions League. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Parc des Princes”, do të nisë në orën 21:00.
Një duel titanësh, me ekipet që kërkojnë finalen e madhe të Budapestit. Megjithatë, PSG vjen e favorizuar në këtë sfidë, për shkak të basteve sportive, të cilat e shohin si “fituesen” e supersfidës përballë rekordmenëve gjermanë.
Fitorja e mundshme e parisienëve kuotohet me koefiçentin 2.45, mjaft i ulët. Ndërkohë që fitorja e Bayernit e ka koeficentin 2.63 dhe barazimi 3.8, duke i dhënë në njëfarë mënyre fitoren PSG-së, pa zbritur ende në fushë.
Poll
