Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Kërkohet me ngulm nga Sylvinho te Shqipëria, sulmuesi “kërcënon” Bayern Munich

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkohet me ngulm nga Sylvinho te Shqipëria, sulmuesi
Brajan Gruda

Duke nisur prej orës 20:45 do të nis çerekfinalja e Kupës së Gjermanisë mes Bayern Munich dhe Lepizg, e cila do të mbahet në stadiumin “Allianz Arena”.

Në prag të këtij ballafaqimi mjaft emocionues, sulmuesi me origjinë shqiptare Brajan Gruda, pjesë e Leipzig, ka shpërndarë në “story” ndeshjen në fjalë.

Sulmuesi 21-vjeçar iu bashkua “Demave” vetëm në merkaton e dimrit, me “formulë” huazimi prej Brighton. Nuk ka siguri nëse Gruda do e nis si titullar sonte ndaj Bayern Munich apo do jetë alternativë nga stoli.

Duhet thënë se 21-vjeçari po ndiqet prej kohësh nga trajneri i Kombëtares Sylvinho, për t’iu bashkuar kuqezinjve. Deri në këtë pikë, Gruda është pjesë e Gjermanisë U-21 dhe mbetet ende e hapur “dera” për t’u bërë pjesë e Shqipërisë.

Kërkohet me ngulm nga Sylvinho te Shqipëria, sulmuesi
"Story" i Brajan Grudës

 

Poll

Lexo gjithashtu