
Barcelona e trajnerit Hansi Flick është treguar “e pamëshirshme” ndaj ekipit të Comos. Miqësorja është mbajtur në “Estadi Johan Cruyff”, aty ku Barça ka fituar me rezultatin “dërrmues” 5-0. Vetëm në pjesë e parë, katalanasit e gjetën rrugën e rrjetës në 4 raste.
Fillimisht me dopietën e Fermin Lopez (21’dhe 35’), për të vijuar me finalizimin e Raphinha 37’ dhe Yamal në të 42’. 45 minutata e dyta dhuruan edhe golin e 5-të për Barcelonën, sërish Yamal (49’).
Marcus Rashord kontriboi me asist në golin e 3-të. Kjo ndeshje vlejti për trofeun “Gamper”. Për trajnerin e Comos, Cesc Fabregas rezultojë një rikthim në Barcelonë, por kësaj radhe si rival. Barça do të kthehet në fushë në datën 16 gusht, transferta kundër Mallorca, java e parë e La Liga.