
Inaugurimi i "Air Albania Stadium" që do të përkojë edhe me ndeshjen Shqipëri - Francë, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Një orë para takimit do të organizohet një ceremoni madhështore nga Federata Shqiptare e Futbollit. Njerëz dhe legjenda të ftuar nga e gjithë bota do të jenë të pranishëm për të ndjekur dhe shijuar nga afër impiantin e ri sportiv si dhe përballjen me kampionët e Botës.
Ndërkohë, janë përzgjedhur edhe këngëtarët që do të këndojnë himnin e miqve, Francës, por edhe himnin tonë kombëtar. Besa Kokëdhima do të interpretojë "Marsejezën" e famshme, ndërsa Juliana Pasha himnin shqiptar. Era Istrefi dhe Flor Mumajesi do të këndojnë disa këngë për gjatë ceremonisë. Kujtojmë që në stadium do të jenë të pranishëm presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin si dhe legjenda të futbollit botëror, siç është Françesko Totti.