Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Lajmi i fundit/ Avellino e do, Atalanta e përze ndërsa Tramezzani flet për mbrojtësin e Kombëtares në Itali

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Avellino e do, Atalanta e përze ndërsa Tramezzani flet

Negociatat për të sjellë te bardhejeshilët e Avelinos mbrojtësin e kombëtares kuqezi, Berat Djimsiti nuk kanë përfunduar ende. Ato vazhdojnë të kryhen me intensitet.  Pas transferimit të mbrojtësit Molina, Atalanta ka dhënë "OK"-ejin për transferimin e mbrojtësit shqiptar te Avelino.

Drejtuesit e Atalantas janë të interesuar për transferimin e Djmsitit, i cili u transferua në janar nga radhët e Zyrih. Ai nuk u aktivizua në finalet e Europianit, për shkak se nuk luajti shumë minuta te Atalanta gjatë sezonit të shkuar.

Zëvendëstrajneri i Shqipërisë, Paolo Tramezzani, ka folur për mediat italiane në lidhje me mbrojtësin kuqezi. Ai lobon për të, sidomos për kalimin te Avelino. "Është mbrojtësi i fortë fizikisht. Ka dëshirë të madhe për të ecur përpara dhe ka rritje në lojën e tij. Gjithashtu, ka eksperiencë të mjaftueshme ndërkombëtare", sqaroi Tramezzani.

Poll

Lexo gjithashtu