
Ze Maria, pas fitores me "yjet" e Interit në Kinë, i është rikthyer punës intensive me bardheblutë për të përgatitur ekpin për ndeshjen ndaj Apolonisë. Trajneri brazilian e di mirë se çfarë do, ndaj pas pushimit një ditor që i dha ekipit, ka nisur të japë këshillat e radhës.
Sot, nis zyrtrarisht java anti-Apoloni, ku tekniku Ze Mari do të ketë mundësinë të provojë të gjitha skemat e mundshme për të përcaktuar më pas titullarët për këtë sfidë. Si duket, bardheblutë e kanë harruar humbjen ndaj Byilisit dhe për momentin janë të fokusuar 100 për qind te Apolonia, një hap tjetër fals për kryeqytetasit do ishte e pakapërcyeshme për trajnerin brazilian, i cili i ka përcaktuar objektivat që në fillim të kampionatit.