Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

AXHENDA/ Ndeshjet e kthimit në Conference League, ja kur do të zbresin në fushë Partizani dhe Vllaznia

Shkruar nga NEWSPORT
AXHENDA/ Ndeshjet e kthimit në Conference League, ja kur do të zbresin
Vllaznia

Partizani dhe Vllaznia do të luajnë nesër ndeshjet e dyta dhe vendimtare për kualifikimin në UEFA Conference League.

Të kuqtë do të përballen me Kalju në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:00. Skuadra e Skënder Gegës vjen në këtë sfidë pas barazimit 1-1 në transfertën estoneze dhe do të kërkojë kualifikimin në Tiranë. Partizani do të ketë edhe mbështetjen e tifozëve në “Air Albania”, teksa biletat për të gjithë të interesuarit shiten online në ebileta.al .

Për Vllazninë, misioni i kualifikimit është më i vështirë, por jo i pamundur. Kuqeblutë kanë udhëtuar drejt Letonisë me synimin për të përmbysur disfatën e ndeshjes së parë në “Elbasan Arena” dhe për të arritur kualifikimin në raundin e dytë.

Ndeshja BFC Daugavpils – Vllaznia luhet nesër në stadiumin LNK Sporta Parks në Riga, në orën 17:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga