
Partizani B
Edhe pse Partizani po përjeton një periudhë “tranzicioni” në pankinë, skuadra B vazhdon të dhurojë paraqitje interesante. Në ndeshjen e “Demave të rinjë” përballë Kastriotit, kryeqytetasit i shkuan shumë pranë fitores.
Në minutën e 56’ Abdou gjeti rrrjetën. Atëherë kur u duk se gjithçka kishte përfunduar, erdhi kundërpërgjigja e Kastriotit në minutën e 86 përmes një penalltie.
Një ndeshje e dyluftuar në çdo cep të fushës, pavarësisht se vlejti në kuadrin e miqësores. Këto “sinjal” nga skuadra B janë optimiste për Partizanin edhe në ekipin e parë, me synim për të “trashëguar” lojtarë nga akademia.
Poll