Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

U largua nga "bardhezinjtë", ish-portieri i Partizanit dhe Egnatias gati për aventurën e re

Shkruar nga NEWSPORT
U largua nga "bardhezinjtë", ish-portieri i Partizanit dhe
Kadri Birja

Kadri Birja është momentalisht pa ekip pas largimit nga Naftëtari. Portieri 35-vjeçar mbylli aventurën e tij me "bardhezinjtë" pothuajse pas 1 viti dhe tashmë është një lojtar i lirë në tregun e transferimeve.

Gardiani është në bisedime për t’u rikthyer përsëri në “aksion”, pasi nuk e ka ndërmend të ndalet. Disa ekipe në Kategorinë e Parë, por jo vetëm kanë “piketuar” Birjan, i cili shihet si “okazion” këtë merkato.

Kujtojmë se 35-vjeçari ka një karrierë të pasur në futbollin shqiptar. Kadri Birja në të shkuarën ka luajtur për Shkumbinin, Partizanin, Tërbunin, Vorën, Luftëtarin, Dinamon, Egnatian, Korabin, Besën, Tomorin, Elbasanin, Burrelin dhe Valbonën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga