
Dinamo - Ferizaj
Teksa Egnatia, Vllaznia dhe Partizani po luajnë turin e parë të kualifikueseve të Europës, Dinamo po i vëzhgon. Kryeqytetasit do të luajnë në turin e dytë të kualifikueseve të Conference League.
Teksa po presin se kur do të zbresin në fushë në ndeshje zyrtare, Dinamo do të luajë sërish një miqësore. Të besuarit e Ilir Dajës do të përballen nesër në orën 17:30 me Pogradecin.
Kjo përballe do të mbahet në stadiumin "Gjorgji Kyçyku" në qytetin e Pogradecit. Për herë të fundit dinamovitët luajtën miqësore përpara katër ditësh ku u ndalën në barazim nga Ferizaj.
Poll