
Kostandin Dramolli nuk është një emër i panjohur në fushën e futbollit. Ai ka lën “gjurmë” me ekipin e Skënderbeut në rolin e portierit. Por aktiviteti futbollistik nuk ka zgjatur shumë për të. Kohët e fundit, Dramolli ka ndryshuar “status” profesional, “reper”.
27-vjeçari është mjaft aktiv në rrjete sociale, ku publikon projekte muzikore, i njohur me emrin artistik “Çekiçi 14”. Por gjatë këtyre ditëve ka ndodhur një ngjarje e pazakontë. Persoanzhi në fjalë përmes një video “live” në rrjetin social “Instagram”, merr guximin të filmoi momentin kur godet me gurë godinën e Bashkisë Korçë.
Ai e justifikon këtë sjelle me pretekstin se shteti i ka prishur hapësirat publike në lagjen “14” ku jeton. Nuk ka mungur reagimi i Policisë: “Specialistë për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. D., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi rreth orës 02:15, ka goditur me gurë xhamat e Bashkisë Korçë”.