
Gigio Donnarumma mund të jetë një nga lojtarët e parë që mund të largohet nga Milani në merkaton e verës. Kuqezinjtë janë gati të heqin dorë nga portieri italian në rast se do të mbërrijë një ofertë prej më shumë se 50 milionë euro.
Duke parë mundësinë e një largimi të mundshëm të Donnarummas, Milani po studion me kujdes alternativat për të gjetur portierin e ri.
Sipas mediave italiane janë 4 portiera që janë vënë në shënjestrën e kuqezinëjve.
Juan Musso i Udinese, Alex Meret i Napolit, Alessio Cragno i Cagliari e Pierluigi Gollini i Atalantas janë në listën e dëshirave të Milanit për të zëvendësuar Donnarumman.
Një prej tyre me shumë mundësi do të firmos në Milano, nëse Donnarumma largohet.
Poll