ZYRTARE/ Torino nuk heq dorë nga Vojvoda, mesfushori rinovon kontratën me italianët
Shkruar nga NEWSPORT
Mërgim Vojvoda do të vazhdojë qëndrimin e tij te Torino. Mesfushori dhe drejtuesit e klubit italianjanë dakortësuar mes tyre për të vazhduar bashkëpunimin.
Palët kanë rinovuar kontratën dhe lojtari dardan do të vazhdojë të mbajë veshur fanelën e torinezve deri në vitin 2025. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpëmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Mërgim Vojvoda dhe klubi kanë ushtruar opsionin për rinovimin e kontratës deri në vitit 2025”, thuhet në postim. Kujtojmë se për 28-vjeçarin ka pasur interesim nga skuadra të tjera si në Serie A ashtu edhe në kampionate të tjera.