
Tashmë është bërë zyrtare, sulmuesi Olivier Giroud do të jetë pjesë e Milanit edhe për një sezon tjetër. Francezit i skadonte kontrata në verën e këtij viti pas mbarimit të sezonit.
Prej kohësh flitej rinovimi i tij, sulmuesi ka gjetur veten tek kuqezinjtë. Sot ai ka nënshkruar kontratën e re që do të mbajë në Milano deri më 30 qershor 2024.
Giroud ishte vendimtar mbrëmë në çerekfinalen e dytë ndaj Napolit pasi shënoi golin që e çoi ekipin në gjysmëfinalen e Champions League. Gjithashtu francezi ka qenë deçiziv me golat e tij edhe sezonin e shkuar kur Milani fitoi Scudetton.
Poll