
Endri Murati do të jetë i Kukësit deri në vitin 2026. Verilindorët njoftuan në rrjete sociale zgjatjen e kontratës me futbollistin e akademisë i cili ka rënë në sy të stafit teknik me paraqitjet e tij mbreslënëse. Murati do të bashkohet tashmë me ekipin e parë dhe do të vihet nën urdhërat e trajnerit Hallaci ku do të japë kontributin e tij për të arritur objektivat sezonal.
“✅ ENDRI MURATI 2026 ⚽️
Mbrojtësi i majtë Endri Murati do të jetë pjesë e Kukësit deri në vitin 2026. Klubi ka arritur marrëveshje me futbollistin për rinovimin e kontratës për 3 sezone e gjysmë.
I bashkuar sezonin e kaluar me Kukësin U21, Murati ka bindur stafin teknik me paraqitjet e tij dhe disa herë ka qenë pjesë e skuadrës së parë duke luajtur edhe në ndeshje zyrtare.
Tashmë, Murati do të jetë pjesë e ekipit të parë. Klubi i uron Muratit suksese me fanellën e ekipit tonë”-njofton klubi.