
Pavarësisht nga ofertat jashtë Italisë apo dhe nga ato oferta jashtë Europës, Mario Rui ka vendosur që të rinovojë kontratën me ekipin e Napolit.
Mbrojtësi i majtë i ka “injoruar” ofertat e tjera dhe ka vendosur që të hedhë firmën mbi kontratë dhe të jetë i lidhur me kampionët e Italisë deri në vitin 2026.
Kujtojmë që mbrojtësi portugez u transferua tek Napoli në vitin 2018, kur erdhi nga Roma për shumën e 5.7 milionë eurove.
Kujtojmë që më parë 32-vjeçari ka luajtur edhe për Sporting Lisbone, Benfica, Parma dhe Empoli.
Poll