Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ Milani dërgon talentin në huazim te klubi spanjoll

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Milani dërgon talentin në huazim te klubi spanjoll

Tashmë është zyrtare, Luka Romero do të jetë lojtar i Almerias deri në fund të sezonit. Milani dhe lojtari ranë dakord që ky i fundit të huazohei në Spanjë te ekipi i Almerias deri në fund të sezoni në mënyrë që të kishte më shumë minuta loje në dispozicion.

Lajmin për transfeirmin e lojtarit e ka bërë të ditur vetë klubi i Almerias me anë të një postimi në faqen zyrtare.

“Luka Romero është bardhekuq. Almeria dhe Milan kanë arritur marrëveshjen për transferimin e futbollistit deri në fund të sezonit”, shkruan Almeria.

Kujtojmë që Romero u transferua nga Lazio te Milani gjatë merkatos së shkuar verore. Por te kuqezinjtë, 19-vjeçari argjentinas u aktivizuar vetëm në 5 ndeshjes me Serie A dhe Coppa Italia, në total 156 minuta. Kjo bëri që Romero të ndryshonte ambient dhe të provojë një aventurë të re në elitën e futbollit spanjoll.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7