ZYRTARE/ Milani blindon sulmin, 'Djalli' bëhet i frikshëm me ‘rraketën’ e re
Shkruar nga NEWSPORT
Samuel Chukwueze është futbollisti më i ri i Milanit. Kuqezinjtë më në fund zyrtarizojnë sulmuesin i cili bëhet afrimi i 7-të këtë merkato deri tani. Stefano Pioli tani ka në duar një repart të frikshëm me lojtarë si Leao, Pulisic, Okafor, Giroud e Romero.
Anësori i djathtë vjen nga Villarreal në një marrëveshje të përhershme për 20 milionë euro plus 8 milionë bonuse. Për lojtarin, një kontratë 5-vjeçare me vlerë rreth 4 milionë në vit. Ai nuk do të bashkohet në SHBA, por do të qendrojë në Milanello për t’u stërvitur.
Nigeriani është prezantuar në zyrat e klubit ku ka nënshkruar kontratën dhe ka pozuar me fanellën e re me numrin 21.