
Lazio është zyrtarisht me trajner të ri. Igor Tudor ka marrë në dorë ‘frenat’ e ekipit italian. Trajneri kroat zë kështu vendin e të larguarit Maurizio Sarri.
Tudor ka një karrierë të gjatë si trajner, ku është ulur në pankinën e Juventusit (si asistent) në sezonin 20/21, ndërsa si trajneri i parë ka drejtuar ekipe si Hajduk Split, PAOK, Karabukspor, Galatasaray, Udinese, Hellas Verona dhe Marseille.
Në krahun tjetër, me lacialët Tudor ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2025. 45-vjeçari shihet si i duhuri nga drejtuesit e klubit italian, që kërkojnë të kapin kupat e europës.
Poll