ZYRTARE/ Juventus shtrëngon duart me mesfushorin argjentinas
Shkruar nga NEWSPORT
Juventus ka filluar nga përgatitjet për sezonin e ardhshëm për krijimin e një skuadre kompetitive. Edhe pse këtë sezon ata përfunduan në vendin e 7-të duhet të kemi parasysh se atyre iu hoqën 10-të pikë nga Gjykata e Apelit.
Të gjendur në këto kushte, bardhezinjtë duan të krijojnë një skuadër që të garojë për titull. Ditën e sotme ata kanë zyrtarizuar se kanë ndarë rrugët me mesfushorin, Leandro Paredes. 28-vjeçari u huazua në merkaton e verës nga Paris Saint-Germain.
“Zonja e Vjetër” ka vendosur mos të ushtrojë të drejtën e blerjes së futbollsti duke u rikthyer kështu sërish në Paris. Paredes këtë sezon zhvilloi plot 25 ndeshje me Juven në Seria A ku arriti të shënonte edhe 1 gol.