Englis Kodra nuk do vazhdojë të jetë pjesë e Ilirisë së Fushë-Krujës. Vetë portieri e ka zyrtarizuar largimin e tij, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Nga dita e sotme nuk do të jem më pjesë e KF Iliria. Falenderoj drejtuesit, tifozët dhe të gjithë shokët e skuadrës për periudhën që kaluam bashkë”, shkruan Kodra.
24-vjeçari ka luajtur më parë me ekipe si Butrinti, Dinamo dhe Besëlidhja. Mbetet të shihet cili do jetë destinacioni i radhës. Në anën tjetër Ilira mban vendin e vendin e tretë në grupin A të Kategorisë së Dytë.
[caption id="attachment_718979" align="alignnone" width="362"] Englis Kodra[/caption]
Poll