Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ Flamurtari siguron golat, transferon sulmuesin e Kukësit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Flamurtari siguron golat, transferon sulmuesin e Kukësit

Tashmë edhe zyrtarisht Sebastian La Torre është futbollisti më i ri i Flamurtarit. Sulmuesi prezantohet ditën e sotme nga skuadra vlonjate.

Drejtuesit e skuadrës kuqezi dhe Kukësi kanë arritur mes tyre marrëveshjen për huazimin e La Torres, i cili do të mbajë veshur fanelën e Flamurtarit deri në fund të sezonit. Vlonjatët kërkojnë ngjitjen në Superiore për sezonin e ardhshëm dhe peruani është një vlerë e shtuar për stafin e ekipit të Kategorisë së Parë.

“Zyrtare :

Sebastián La Torre eshte zyrtarisht i futbollist Flamurtari Football Club .

Flamurtari F.C dhe KF Kukesi kane arritur mareveshjen per huazimin e sulmuesit La Torre deri ne fund te sezonit futbollistik .

Emri: Sebastián

Mbiemri: La Torre

Datëlindja: 29 Shtator 1998

Pozicioni: Qender Sulmues

Kombesia : Peru

Sezoni i fundit:

2023 - 2024 KF Kukesi  ( Shqiperi )

Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C”, kanë shkruar kuqezinjtë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga