
Elvi Berisha është lojtari më i ri i Flamurtarit. Është vetë klubi vlonjat i cili me një postim në rrjete sociale njofton publikun se ka arritur marrëveshjen me lojtarin e Tiranës. Berisha është prezantuar në zyrat e klubit me fanellën kuqezi dhe do të vihet nën urdhërat e trajnerit Emiljano Çela kur të nisë grumbullimi i skuadrës.
Sulmuesi 24-vjeçar do të jetë përforcimi i rradhës për vlonjatët, një përforcim me vlera me lojtarin që është i aftë të luajë në të gjitha pozitat ofensive. Në të shkuarën ai ka luajtur edhe për Laçin e Skënderbeun ndërsa vitin e fundit e mbylli me Tiranën ku nuk gjeti shumë hapsira.
Poll