ZYRTARE/ Befason klubi i Tiranës, prezanton Sebino Plakun
Shkruar nga NEWSPORT
Ka provuar të veshë fanelën me shumë skuadra në Superiore, por tanimë Sebino Plakun do ta shohim si trajner te Tirana. Është klubi bardheblu që ka zyrtarizuar ish-sulmuesin në krye të skuadrës U-15. Lajmi bëhet i ditur në kanalin zyrtar, ku tregohet marrëveshja e arritur mes palëve.
Në një moment ku e gjithë vëmendja është zhvendosur te Botërori “Qatar 2022”, në klubin kryeqytetas po punohet intensivisht për të pasuruar organigramën me emra që i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar.
“Akademia e Futbollit Tirana njofton afrimin e trajnerit Sebino Plaku ne rolin e trajnerit te ekipeve të grupmoshave U-14 dhe U-15 të kategorisë së dytë.
Sebino Plaku do të jetë gjithashtu pjesë e ekipit të parë. Ish-futbollisti me një karrierë të pasur sportive vjen tashmë si pjesë e stafit bardheblu. Akademia sigurohet të sjellë në krye të të rinjve trajnerë me eksperiencë që kanë lënë gjurmë në futbollin shqiptar”, shkruhej në njoftimin e klubit bardheblu.