Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Zbulohet data e miqësores së parë, Kukësi zbret në fushhë me lajmin e mirë për tifozët

Shkruar nga NEWSPORT
Zbulohet data e miqësores së parë, Kukësi zbret në

Kukësi ka filluar të marrë formë. Verilindorët pak ditë më parë filluan fazën përgatitore dhe tashmë janë në rindëritim e sipër pas shumë largimeve.

Skuadra e drejtuar nga Rraman Hallaçi, në sezonin e fundit arritën të siguronin mbijetesën vetëm në javët e fundit. Tashmë ata i janë rikthyer punës teksa gjatë ditës së sotme ata bënë edhe goditjen e parë në merkato.

Ndërsa të martën e 4 korrikut ata do të rikthehen të luajnë ndeshjen e tyre të parë për sezonin e ri. Në orën 17:30 në “Kukës Arena” ata do të përballen me Gjilanin në ndeshje miqësore. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi në llogarinë zyrtare në Facebook.

Ndër të tjera një lajm i mirë vjen për të gjithë tifozët që duan ta ndjekin nga afër. Kukësi ka njoftuar se hyrja në stadium në këtë miqësore do të jetë falas.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga